Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka komunikim me Milan Radojiçiqin.
“Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018, ai është i ikur, në atë kohë nënkryetar I Listës Serbe, që nga dita e bastisjes kryetari i atëhershëm Ramush Haradinaj e deputeti I sotëm nuk ka komunikim me Radojiçiqin në cfarëdo natyre,” tha Haradinaj.
Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Kurti, duke thënë që është spiun i Serbisë.
“Kurti është shpiun i Serbisë, dhe ja tani ju tregoj pse është. Nëse në 2018 paska qenë gabim te takohesh me nenkryetarin e Listes Serbe, Radojiçiq cka eshte ne kete kohe komunikimi me dike qe e kerkon drejtesia pasi ka aktakuzë, çka është kjo? Pra, Kurti po lanë borxhe, ky është shpiun i tyre.”