Kuvendi Kosovës, të premten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojçiqin.
Opozita ka propozuar rezolutë për hetimin dhe shkarkimin e saj, pasi që të mërkurën u publikua një përgjim në të cilin u dëgjua zëri i Kusari-Lilës tek bisedon me terroristin Radoiçiq.
Ajo këtë publikim e ka quajtur të montuar.