Audio-incizimi i Kusarit me Radoiçiq, Kica-Xhelili: Këta nuk e kanë problem të koordinohen me Listen Serbe

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër që u publikua sot në media ku ajo dëgjohet duke folur me Milan Radoiçiq.

Kica-Xhelili në Facebook ka përmendur sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, duke thënë se “me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.”.

“Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar. Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht”, ka shkruar tutje Kica-Xhelili.

Në fund, Kica-Xhelili ka thënë se Kosova e meriton “një lider si Lumir Abdixhiku”.

“Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit”, thuhet në postimin e saj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews