Dikur si opozitë rrotulloi maunën me mallra serbe, tani LVV lejon lëvizjen e këtyre mallrave

Në protestën e 6 tetorit të vitit 2011, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte lëvizjen e mallrave serbe.

Gjatë protestës së dhunshme e që kishte edhe arrestime, LVV në magjistralën Besianë-Prishtinë i doli në pritë maunës me mallra serbe duke e rrotulluar atë.

Mauna e rrotulluar ishte me tabela serbe dhe ishte e ngarkuar me materiale ndërtimore.

Ndërkaq sot Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kjo parti ka ndërruar qëndrim e madje doli me vendimin se e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.

Opozita e sotme e kundërshtoi këtë vendim të Qeverisë derisa shtetet e jashtme si Italia, Gjermania e Amerika u shprehën të kënaqur pas këtij vendimi. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews