Vlora është përmbytur pas reshjeve intensive të shiut që filluan mesditën e së premtes.
Disa akse rrugore, përfshirë Abano&Rominna dhe Bulevardin Vlorë-Skelë, janë prekur nga vërshimi i ujit.
Rrugët te “Omonia” dhe Kisha Ortodokse janë të pakalueshme, duke krijuar vështirësi për drejtuesit dhe kalimtarët.
Bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makina në zonat me risk të lartë dhe ka njoftuar se grupet e shërbimeve do të monitorojnë situatën.
Reshjet e shiut vazhdojnë në pjesën më të madhe të territorit.