Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se ligji për sigurime shëndetësore në agjendën legjislative ka qenë që nga viti 2021, ku nuk është realizuar deri më tani.
Derisa, ai shtoi se ligji për sigurime shëndetësore ka qenë që nga viti 2014, por nuk ka funksionuar.
I pyetur për kërkesat e skemës pensionale, Dreshaj tha se ka luftuar me çdo kusht që pensionistëve të iu numërohen vitet për aq sa kanë shërbyer.
Më tej, ai tha se ka kërkuar që të iu numërohet edhe periudha e stazhit, por sipas tij nuk është konfirmuar nga ana e Qeverisë.
“Unë kam luftuar me çdo kusht që të largohet 15 vjetësh diskriminues dhe vitet të numërohen aq sa keni shërbyer dhe aq t`I merrni, realisht kam kërkuar që periudha e stazhit të numërohet deri në fillimin e funksionalizimit të sigurimeve të qytetarëve të Kosovës. Edhe kjo nuk është aceptuar nga ana e Qeverisë aktuale. Asnjë qytetar që ka krijuar marrëdhënie pune pas datës 30 qershor të vitit 1983 nuk e gëzon të drejtën e ligjit, pra ky ligj që është aktualisht nuk është funksional që këta qytetarë veçse e kanë kryer stazhin e punës dhe janë të pensionuar”, shtoi deputeti në teve1.