Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qëndron në SHBA dhe këtë fundjavë takoi diasporën shqiptare.
Gjatë një fjalimi në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në New Jersey, ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe momentin vendimtar të Reçakut.
Kurti e cilësoi këtë ndërhyrje si një ndihmë të rëndësishme pas 87 vjetësh okupim, duke përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare.
Në tubim ishte i pranishëm edhe Ambasadori William Walker, i cili theksoi ndikimin e deklaratës së tij në diplomacinë ndërkombëtare.