Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.
Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino,
Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajon, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, për të cilat tha se kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë.
Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.