Policia e Shtetit të Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ekstraduar nga Suedia në Shqipëri pjesëtarin e një grupi të strukturuar kriminal.
Ekstradimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”.
Policia e Shtetit ka theksuar se grupi ku bënte pjesë ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.