Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier ka ardhur si pasojë e situatës që ka krijuar qeveria e vendit.
Ai tha se si PDK për katër muajt që kanë mbetur do të angazhohen që më Kosova të mos sanksionohet nga BE e SHBA.
“Një deklaratë e tillë mjafton me pa edhe karshi situatës së krijuar që e kemi në Kosovë. Ju e shihni se fundi i mandatit të Qeverisë Kurti, Kosovën e zënë nën sanksione, me raporte te cenuara me partnerët tanë strategjikë. E gjene me një diplomaci të rrënuar. Kosovën e gjen me një gjendje ekonomike më të rënd e me telashe të mëdha në arsim e shëndetësi. Një e mirë është këtu që jemi në fund të këtij mandati dhe 9 shkurti besoj që vendit do të arrijmë që t’i japim një qeveri të re, që do të drejtohet nga kryeministri Bedri Hamza. Në të ardhmen e afërt besoj fuqishëm se nuk do të ballafaqoheni me deklarata të ashpëra. Ju e shihni se çfarë pozicioni e ka Serbia me BE-në e SHBA-në dhe çfarë e kemi ne”, tha Tahiri.
Sa i përket raportimeve që Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA, Tahiri e ka quajtur dëmin më të madh që nga themelimi i saj.
“Që nga themelimi i Policisë së Kosovës ky është demi më i madh që mund t’i bëhet PK-së nga një partner i ynë strategjikë siç janë SHBA. Kjo nuk po ndodh për shkak të SHBA kjo po ndodh për shkak të përdorimit apo keqpërdorimit të PK nga Qeveria e Kosovës. PK është një institucion i pavarur që duhet të veproj konform kushtuese dhe ligjeve tona nuk duhet të keqpërdoret as me urdhra të Sveçles e as me urdhra të Kurtit”, tha ai.