Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA-në tha se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë.
Madje Kurti theksoi se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje.
Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, Kurti tha se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi.