Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Pas takimit Orav, ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.
Ambasadori Rohde e ka shpërndarë postimin e tij, derisa ka thënë se pret që bashkarisht ta sjellin Kosovën më afër Bashkimit Evropian.
“Faleminderit për vizitën tuaj sot Aivo Orav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Rohde.
Thanks for your visit today, dear @AivoOrav!
Looking forward to jointly bringing Kosovo 🇽🇰 closer to the European Union 🇪🇺! https://t.co/cSvNsfIWDi— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 23, 2024