Haxhiu takohet me ambasadorin Orav, flitet për forcimin e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Republikën e Kosovës, Aivo Orav, të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

Në njoftimin e postuar në Facebook, bëhet e ditur se gjatë takimit Haxhiu e ka njoftuar Orav për arritjet në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës dhe për raste tjera që janë zhvilluar në këtë ministri.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq bëhet e ditur se ministrja e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunim.

“Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Në fund, Haxhiu falënderoi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews