Ahmed Januzi, “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë në Superligë

Futbollisti i Llapit, Ahmed Januzi është përzgjedhur lojtari më i mirë për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky çmim erdhi si rezultat i paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren kundër FC Ferizaj, ku Januzi shënoi golin vendimtar, duke i siguruar skuadrës tonë pikët e plota në transfertë.

Komisioni i Veteranëve të Futbollit përzgjodhi Januzin për këtë çmim, duke nënvizuar rolin e tij kyç në suksesin e ekipit tonë.

Pas pranimit të çmimit, ai theksoi se ky është sukses i gjithë ekipit.

“Është gjithmonë kënaqësi të shpallesh më i miri i javës, por ky është një sukses i gjithë ekipit. Synimi ynë është që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje”, tha Januzi.

Në 78 minuta lojë, Januzi u shqua si lider në fushë dhe kontribuoi në fitoren me rezultat 0:1, në një ndeshje që u vlerësua si shumë e vështirë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews