Këngëtari Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit.
Në ftesën e publikuar zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.
“Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.
Dafina dhe Kreshniku u kurorëzuan para disa dite, ceremonia ka ndodhur në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit.