Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje të ndodhur mes tifozëve në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë-Kosovë, dhe se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për këtë incident.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar.” – ka njoftuar Ahmeti.