Bajqinovci pas intervistimit të Mihalit nga Prokuroria Speciale: 49%, pa diasporën i paska shqetësuar forte

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me intervistimin e koordinatores së komuniteteve në këtë parti, Dejona Mihalit, nga Porokuroria Speciale.

Ai në Facebook tha se intervistimi i Mihalit ka ardhur pas sondazheve ku VV del e para me 49% duke mos e përfshirë këtu diasporën, shkruan TelegramNews.

Madje sipas tij, “koalicioni prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita” e kanë filluar tashmë parafushatën.

“49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë. Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën. Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm”, tha Bajqinovci.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews