Pas Xherdan Shaqirit, edhe Granit Xhaka mund të rikthehet sërish te Baseli.
Këtë lajm e bëri të ditur i vëllau i tij, Taulant Xhaka në një intervistë për të përditshmen gjermane “Blick”.
“Mund të funksionojë. Është një plan. Por nuk do të tregojë më shumë”, ka thënë ai duke qeshur.
Të dy vëllezërit luajtën së bashku në fillimet e karrierës së tyre profesionale, mirëpo rrugët u ndanë për ta.
Graniti pati përvojë të jashtëzakonshme me Borussia Monchengladbach, pastaj edhe te Arsenali.
Pika e kthesës pë të ishte transferimi te Bayern Leverkusen, ku edicioni i fundit ishte ndoshta më i miri për të në karrierë – gjë që ju shpërblye me nominim për Topin e Artë.
Për fund, Taulanti ka folur edhe për përvojat pas pensionimit. Ai ka shprehur dëshirën që të ndjek kurset për t’u bërë trajner dhe të jetë asistent i vëllaut të tij.
“Unë, si vëllai im, dua të shkollohem për trajner. Ideja do të ishte që Graniti të jetë kryetrajner dhe unë të jem asistent i tij. E shoh më shumë veten në këtë rol, në komunikim me lojtarët”, përfundoi ai.
Ndryshe, Taulant Xhaka ani pse nuk aktivizohet rregullt me Baselin, është në listën e kapitenëve të këtij ekipi.