Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të ketë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në New York.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Komisioni Evropian sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.