Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Sipas njoftimit, i burgosuri kishte probleme të rënda shëndetësore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftim.