Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka folur lidhur me subvencionimin që i është dhënë organizatës “Ec ma ndryshe” e që vëllau i tij kishte pozitë pune në këtë organizatë.
Në një intervistë, Çeku tha se nuk ka konflikt interesi dhe se një gjë e tillë është vërtetuar nga Agjencia për Parandalim të Korrupsionit.
“Ministria e Kulturës edhe kur unë nuk kam qenë ministër i ka financu, financohen edhe sot dhe besoj që do të vazhdojnë të financohen. Nga këto organizata ku kam qenë pjesë e tyre para se të angazhohem në politikë. Në vitin 2022 Agjencia për Parandalim të Korrupsionit e trajton këtë rast. Pra une minister i Kulturës dikur anëtarë i organizatave të ndryshme të cilat përfitojnë nga thirrjet publike të Ministrisë së Kulturës. Përfundimi i kësaj Agjencie ishe se nuk ka kurrfarë konflikti interesi. Unë e kam ditur paraprakisht dhe nuk do ta kisha leju po e kemi një institucion që pikërisht merret me këto raste”, tha Çeku për emisionin Debat Plus. /TelegramNews/