Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.
Kjo mbyllje e Manastirit të Banjkës vjen në kohën kur agresioni në Bansjkë më 24 shtator do të shënonte 1 vjetorin.
Në njoftimin e dhënë nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.
“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.
Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Milan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.