Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus i tha BBC-së se pothuajse e gjithë popullsia në Sudan është e uritur.
Ai paralajmëroi se situata në këtë vend të prekur nga lufta është shumë alarmante. Ai vuri në dukje se zhvendosja e popullsisë sudaneze është më e madhja në botë, dhe se uria tani ka ndikuar më së shumti në këtë zhvendosje, transmeton Telegram News.
Ai theksoi se 12 milion njerëz janë shpërngulur dhe se ka shumë pak vëmendje nga publiku botëror në këtë vend. Ai beson se një nga arsyet për këtë është raca e popullsisë së këtij vendi.
Ai theksoi se pothuajse 25 milion njerëz, që është gjysma e popullsisë së përgjithshme, kanë nevojë për ndihmë. Ai përsëriti se ky vend nuk merr vëmendjen që meriton dhe se ky ishte rasti gjatë konflikteve të tjera të fundit në Afrikë. /TelegramNews/