Komanda e Forcave Tokësore (KFT), Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), ka realizuar ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës dhe Deve.
Përmes një njoftimi në Facebook, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit.
“Komanda e Forcave Tokësore (KFT), Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Deve.
Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, thuhet në njoftim të FSK-së. /TelegramNews/