Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka ngirtur aktakuzë kundër 45 personave të grupit terroristë për sulmin në Banjskë, e në mesin të akuzuarve figuron edhe emri i Milan Radojçiqi i cili kishte marrë përgjegjësi për drejtimin e grupit sulmues kundër shtetit të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Në lidhje me këtë, Deputeti i PDK-së Hisen Berisha në emisionin “Raport” në Kanal 10, ka pretenduar se ka fakte, se kryeterorristi Milan Radojiçiq ka nënshkruar kontratë me institucionet e Kosovës nga arratia.