Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka reaguar lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore.
Hoxha tha se subvencionimi është mënyrë e paligjshme dhe se përfituesit në këtë rast janë vetëm shtëpitë botuese dhe libraritë pasi sipas saj këto të fundit çmimet i kanë shtrenjëtuar për shitjen e librave tek prindërit.
Deputetja tutje tha se një libër që çmimin e ka pasur 7 euro ajo është shitur për 12 euro nga libraritë.
“Hiç më pak se 20 milionë euro është kostoja për blerjen e teksteve shkollore nga rreth 5 milionë euro sa ka qenë oferta zyrtare fillimisht e ofruar nga shtëpitë botuese. Kjo mënyrë e paligjshme vetëm ka shumëfishuar fitimin e shtëpive botuese dhe librarive sepse përmes procedurës do të bliheshin shumë më lirë nga Ministria e sot qytetarëve iu shiten shumë më shtrenjtë sepse kështu ka vendosur Qeveria. Librat janë të njëjta por sot kjo bëhet 15 milionë euro më shumë. Nëse një libër e ka të shkruar që kushton 7 euro qytetari e blen të njëjten në librari për 12 euro. Nëse shumën e shtuar 5 euro më tepër që blehet libri në librari e shumëzoni me numrin e nxënësëve mbi 200 mijë i bie që për një libër të shpenzohen 1 milionë euro më shumë. Vetëm për një libër Ministria e Arsimit ka shpenzuar 1 milonë euro më tepër “, tha deputetja. /TelegramNews/