Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kreun e shtetit për mbylljen e vizitave zyrtare.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se Kosova gjendet para një izolimi të paparë.
“Sa lehtësisht flasin kreu i shtetit për mbylljen dhe hapjen e pikave kufitare – pse asnjëri nuk flet për mbylljen e vizitave të tyre zyrtare në shtete tjera – mos me qenë takime rajonale apo samite ata vetëm në shpi do të rrinin- izolim i paparë i Kosovës”, ka shkruar ajo. /TelegramNews/