Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se Qeveria e Kosovës qëndron krah Shteteve të Baashkuara të Amerikës dhe qeverive demokratike , në luftën kundër terorrizmit, përcjell TelegramNews.
“Kujtimi ynë shkon për viktimat, solidariteti ynë me familjet që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe gjithashtu bashkëpunimi ynë me qeveritë demokratike anë e mbanë botës, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftë kundër terorrizmit”.
“Sot ajo datë paraqet edhe një epokë të re që prej atëherë sepse, terorrizmi duhet luftuar nga të gjithë dhe duhet bashkëpunimi i secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktorë e faktor, secilit politika e do të thosha edhe secilit qytetarë liridashës i cili dëshiron paqe, demokraci të drejta të njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie që nuk diskriminon asnjeri”, shtoi Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se humbja e 3000 jetëve kujton dhimbjen e thellë të cilën e ka shkaktuar akti terrorist./TelegramNews./