Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav në selinë e PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar pëe avancimin e proceseve integruese të Kosovës dhe sipas tij parësore mbetet integrimi euro-atlantik.
“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, Kryetari i PDK-së tha se ia ka konfirmuar Orav përkushtimin e PDK-së për thellimin e raporteve diplomatike.
“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, shtoi Krasniqi. /TelegramNews/