Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket investimeve në komuna, shkruan TelegramNeës.
Sipas Selmanajt, dikur kryeministrat dhe ministrat i kritikonim që investonin më shumë në komunat që udhëhiqeshin nga partia e njëjtë.
Madje ai i ka bërë thirrje Qeverisë duke u thënë “nëse doni, investoni veç në komuna të VV-së, bile dikush le te ua sheh hajrin”.
“SOT, për shkak se kjo qeveri ka dështuar kaq keq në të gjitha fushat dhe nuk ka bërë asnjë investim askund në Kosovë, i bëjmë thirrje qeverisë që të investojë kudo. Nëse dëshiron, le të investojë vetëm në ato tre komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja. Vetëm realizoni diçka. Nese jo krejt Kosova, të paktën qytetarët e Podujeves, Gjilanit dhe Shtimes le të ua shohin hajrin”, tha Selmanaj.
Më pas, deputeti nga LDK tha se koha e dëshmojë se Vetëvendosje nuk e menaxhon dot një laxhe të vetme e lëre më shtetin e Kosovës.
“Koha e dëshmojë që LVV nuk e menaxhon dot një lagje të vetme e lëremë shtetin. 4 vite të qeverisjes së LVV-së; 4 vite të humbura për Kosovën; 4 vite mbytje shprese!”, tha tutje ai./TelegramNews./