Janë gjetur mbetje mortore sot në Mitrovicë të Veriut, shkruan Telegram News.
Përmes një njoftimi në Facebook, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se dyshohet që këto mbetje mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Tutje në njoftim thuhet se ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.
Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.