Punëtorët e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe mëngjesin e sotëm para dyerve të objektit që tashmë është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.
Sipas raportimeve punëtorët kanë thënë se nuk do të largohen nga hapësira.
Të njëjtit po kërkojnë që të kthehen në zyra, por që një gjë të tillë nuk po e lejon Policia e Kosovës.