Hidhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se janë hedhur vaksinat nga ajri për ta parandaluar tërbimin e kafshëve të egra.

Peci ka thënë se fushata “parandalojmë shërbimin ruajmë shëndetin”, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e Tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian. Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem vaksinave nga ajri me avionë por edhe në menyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”.

“Sipas statistikave, në botë çdo ditë vdesin 160 persona ndërsa brenda vitit vdesin 59,000 persona. Rasti i fundit i shënuar në Kosovë daton që nga viti 2007 ndërsa momentalisht Kosova nuk numëron asnjë rast të kësaj zoonoze. Përmes këtij aksioni theksojmë përkushtimin ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit”, ka shkruar Peci.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews