Një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht në Suharekë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku ndër tjera thuhet se fëmija është dërguar në emergjencë teksa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.
“Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, thuhet në njoftim./TelegramNews./