Nagavci takohet me ambasadorin britanik, diskutohet për arsimin në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme në fushën e arsimit.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të pres në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin diskutuam për shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit. E falenderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën”, ka shkruar Nagavci.

Tutje, ministrja ka shkruar se në atë takim është diskutuar për mbështetjen e grave përmes bursave dhe për mundësitë e financimit.

“Po ashtu diskutuam për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM si dhe për mundësitë e financimit. Po ashtu në lidhje me zhvillimin profesional të mësimdhënësve të anglishtes në programin e zhvillimit profesional të grupit të fundit si dhe me programin “Shkollat e Shekullit 21”, versionin online”, ka njoftuar Nagavci. /TelegramNews/

Ambasadorin Hargreaves e urova për formimin e Qeverisë së re të Britanisë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews