Një femër, shtetase e huaj ka raportuar në Polici se është dhunuar në një hotel në Graçanicë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Telegram News.