Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në “Facebook” , derisa komentoi rreth procesit të ndryshimit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), kritikoi shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për mënyrën se si do t’ia dorëzojë detyrën shefes së re të politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht sa i përket “dosjes” së dialogut.
“Çfarë pranimi, dorëzimi i turpshëm i Borrellit – dikur [Catherine] Ashton kishte çfarë të dorezojë…”, ka shkruar Tahiri, duke kujtuar se nën ndërmjetësimin e ish-Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ishin arritur disa marrëveshje në kuadër të procesit të dialogut.