Një shtetas kosovar i moshës 28-vjeçare është ndaluar dje në pikën kufitare “Bllacë”.
Në ora 08:50, gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit të të dhënave operative në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova.
U konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër “arrest” të lëshuar nga Interpoli.
D.L. është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme, njofton MPB.