Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast kontrabande në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Vrep.
Një automjet me targa serbe dhe i drejtuar nga një shtetas i Serbisë u ndalua me 111 palë patika të markave të mbrojtura pa dokumente përcjellëse.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë.
Rasti po hetohet nga Dogana e Kosovës.