AIP gjobit Ujësjellësin “Prishtina”, shkak faturat e shpërndara pa zarfe

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, pas ankesave të qytetarëve se ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve.

Në njoftimin e AIP nuk tregohet vlera e gjobës së shqiptuar.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje  të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

AIP para disa muajsh i kishte obliguar ndërmarrjet publike që faturat t’i shpërndajnë nëpër zarfe, për të mbrojtur të dhënat personale të konusmatorëve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews