Një burrë është vrarë nga një grua sot në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, pas këtij rasti tragjik ajo është vetë dorëzuar në Polici.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”. Rasti është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti për Telegram News.