Rohde: Hapja e Urës së Ibrit të bëhet nëpërmjet dialogut

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar mbështetje të fortë për deklaratat e Boris Ruge, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Në një postim në platformën X, Rohde theksoi se Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm në KFOR që nga krijimi i tij dhe ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Ne mbështesim plotësisht të gjitha pikat që përmendi Boris Ruge. Gjermania ka bërë pjesën e saj në përkrahjen e KFOR-it që nga fillimi, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë,” tha ai.

Ai ndau deklaratën e Ruge në platformën X, ku theksohej se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut.”

Ruge, në takim me presidenten Vjosa Osmani, theksoi nevojën për zgjidhje të koordinuara për Urën e Ibrit dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews