Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një zyrtari për keqpërdorim të pozitës.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, po akuzohet se veprën penale e ka kryer nga 15 tetori i 2021-të deri më 19 prill të 2023-tës.
“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.