Deklaratat për rastin e Deharit, Prokuroria Speciale fton për intervistim Sami Kurteshin

Sami Kurteshi ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për intervistim me 20 gusht, lidhur me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit.

Kurteshi në Facebook tha se pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!

Sipas tij, kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

“A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?”, tha Kurteshi.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale. Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua! Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore: – A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale? – Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit? Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!”, shtoi Kurteshi./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews