Edhe zyrtarisht, Albion Rrahmani do të largohet nga Rapid Bukureshti.
Lajmi është bërë i ditur nga vet futbollisti, përmes një njoftimi në rrjetin social “Instagram”.
“Pas një viti fantastik, është koha të them mirëupafshim”, ka shkuar ndër tjerash Rrahmani.
Nga raportimet e fundit që kanë dalë, ai pritet që karrierën ta vazhdojë te Sparta Praga.
5 milionë euro do të jetë shuma që ka paguar skuadra çeke për transferimin e tij.
“Hajrin” këtij transferimi do të ja sheh edhe Ballkani, e cila ka 15 për qind të kartonit të tij nga shitja e ardhshme.
Suharekasit do të arkëtojnë plotë 700 mijë euro.