Është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur një gazetar me iniciale E.P përmes rrjeteve sociale.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se personi është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Telegram News.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social. I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim. /TelegramNews.com.