Ministria e Shëndetësisë kufizon orarin e punës për të shmangur nxehtësinë ekstreme

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht 2024 për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve ndaj temperaturave të larta.

Masat përfshijnë ndryshimin e orareve të punës për të shmangur periudhat më të nxehta (11:00-16:00), orar fleksibël, dhe pushim për shtatzënat dhe ata me sëmundje kronike gjatë këtyre orëve.

Puna në ndërtimtari dhe aktivitetet bujqësore gjithashtu do të ndalohen gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐧ë:
Nga data 14.08.2024, deri më 17.08.2024 kufizohet orari i punës;
1.1 Gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00;
1.2 Të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;
1.3 Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia;
1.4 Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, apo të punojnë nga shtëpia;
1.5 Të ndalohen punimet në sektorin e ndërtimtarisë, që janë të ekspozuara në diell gjatë orarit 11:00-16:00;
1.6 Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit dhe broshurave e materialeve të tjera informuese për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;
1.7 Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme;
1.8 Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.
Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta. 

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews