Hamza: Mesazhi është i qartë, SHBA mbështetë sovranitetin integritetin territorial të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se vizitën e tij në SHBA e ka nisur me një takim me asistentin special të presidentit amerikan, Joe Biden, ambasadorin Michael Carpenter.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hamza ka shkruar se kishte marrë një mesazh se “SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Hamza theksoi se kishin folur për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së.

“Ne u pajtuam që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht”, ka shkruar Hamza.

Ndërkaq kandidati për kryeministër ka shkruar se gjatë takimit kishte shpalosur vizionin dhe planin që ka drejt avancimit të Kosovës, shkruan Telegram News.

“Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën e mua edhe i pazëvendësueshëm”, tha tutje Hamza. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews