Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka dalë me një njoftim pas përfundimit të protesës së sotme nga qytetarët serbë në veri të vendit.
Në njoftim thuhet se trupat e KFOR-it ishin në terren për të siguruar mjedis të sigurtë dhe të qetë, shkruan TelegramNews.
Derisa theksohet se KFOR nuk do të hezitojë të marrë masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie. KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet tutje./TelegramNews./