Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit që nga mëngjesi janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it.
Kjo pasi në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokal, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, por nuk ka dhënë një datë konkrete.
Ky paralajmërim nuk është mirëpritur nga QUNIT, të cilët argumentojnë se situata në veri nuk është e përshtatshme për një hap të tillë.
KFOR ka theksuar se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut BE-së ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ata kanë shtuar se janë të gatshëm të trajtojnë çdo zhvillim që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal dhe po vazhdojnë patrullimet në zonë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është informuar për një inspektim teknik të urës dhe KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
Teksa, kryeministri Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mundohet të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i me akuza të rreme, se shqiptarët nesër do të mblidhen në Urën e Ibrit.
Kurti ka thënë se akuzat e rreme si këto të fundit nga Vuçiqi janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia.